Shërbime

Shërbimet që ne ofrojmë

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për të ndihmuar bizneset të menaxhojnë me efikasitet zinxhirin e tyre të furnizimit. Shërbimet tona përfshijnë transportin, magazinimin, menaxhimin e inventarit dhe përmbushjen e porosive. Me teknologjinë tonë më të avancuar dhe ekipin tonë me përvojë, ne sigurojmë dërgimin në kohë dhe të sigurt të mallrave tuaja. Na kontaktoni për të mësuar më shumë se si mund të ndihmojmë në përmirësimin e operacioneve tuaja logjistike.

Transporti Detar

Falë një rrjeti të gjerë partnerësh ofrojmë shërbim detar në të gjitha portet internacionale, duke bërë të mundur që ngarkesat tuaja të arrijnë në çdo kontinent të botës të sigurta dhe në kohë. Në varësi të mallit tuaj ne llogarisim mënyrën më të shpejtë dhe efikase të transportit. Ky lloj shërbimi ofrohet për kontenierë të plotë (FCL) dhe parcial (LCL). Në shërbimin parcial (LTL) ne kombinojmë disa dërgesa të vogla në një dërgesë, ku ju paguani vetëm për hapësirën që ju nevojitet.

Transport detar

Transporti Ajror

Transporti Ajror është një metodë e shpejtë dhe efikase kur koha është një faktor i rëndësishëm. Përmes aeroporteve të Tiranës, Frankfurtit, Milanos, Beogradit, Athinës dhe agjentëve tanë në mbarë botën, ofrojmë dërgimin dhe tërheqjen e ngarkesave në të gjitha aeroportet e botës. Kemi mundësinë e kombinimit të transportit ajror me atë detar dhe tokësor. Bazuar në kërkesat tuaja ne organizojmë rrugëzgjidhjen më të shpejtë dhe të favorshme për ju.

Transporti Tokësor

Transporti tokësor është shtylla më e rëndësishme në shërbimet logjistike. Është relativisht i shpejtë dhe ka një shtrirje të madhe gjeografike. Një flotë kamionësh të kontraktuar bën të mundur ofrimin e shërbimit të transportit FTL, LTL dhe grupazh nga shtetet e Europës Perëndimore, Lindore, vendet fshqinje dhe Turqia. Grupi ynë i agjentëve dhe pozicionimi ideal i magazinave në Europë mundësojnë fleksibilitet maksimal për çdo dërgesë. Ne mundësojmë gjithashtu ngarkesa me temperaturë të kontrolluar, të rrezikshme, ADR dhe speciale.

Magazinimi

Në kompaninë tonë të logjistikës, ne e kuptojmë se magazinimi efikas është thelbësor për një zinxhir furnizimi të qetë. A&A International ofron shërbim të plotë magazinimi për lloje të ndryshme mallrash për të përmbushur nevojat unike të klientëve tanë. Objektet tona janë të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe masat e sigurisë për të garantuar sigurinë dhe integritetin e produkteve tuaja.  Ne ofrojmë opsione fleksibël ruajtjeje, duke përfshirë ruajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë, dhe mund të akomodojmë një sërë llojesh produktesh, nga artikujt e vegjël deri te pajisjet e mëdha. Ekipi ynë i ekspertëve punon ngushtë me klientët për të zhvilluar zgjidhje magazinimi të personalizuara që plotësojnë nevojat e tyre specifike.

Agjenci Doganore

Si një nga agjencitë doganore më të mëdha në rajon ofrojmë zhdoganimin e mallrave që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore, detare dhe ajrore. Përmes zyrave tona në pikat doganore ofrojmë zgjidhje të shpejta të procedurave doganore. Agjentët tanë të kualifikuar dhe me përvojë shumë vjeçare janë këtu për t’ju këshilluar dhe ndihmuar në fushën e formalitetit doganor. Ne ju asistojmë në:
– Zhdoganimin e mallit; 
Përgatitjen e dokumentacionit doganor për import dhe eksport të përkohshëm;
– Përgatitjen e dokumentacionit doganor tranzit dhe eksport;
– Përgatitjen e dokumentit të origjinës; 
– Aplikimin për leje të përkohshme.